Kultivoi fidanë me kanabis, dronët ‘kapin’ 28-vjeçarin

0
380

Një 28-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Shkodrës, pasi kishte kultivuar fidanë me kanabis, në një sipërfaqe të pyllëzuar

Kontrollet nga toka dhe nga ajri me dronë e helikopter bënë të mundur kapjen e tij, duke finalizar operacionin policor të koduar ”Pult”.

”Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar “Pult”, në kuadër të të cilit  pas mbajtjes nën vëzhgim  u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ora news