Një 35-vjeçar, u vu në pranga në Berat, nën dyshimin për kultivimin e lëndëve narkotike.
Arrestimi i shtetasit me iniciale A.L. u bë pasi shërbimet e Stacionit Policisë Poliçan, kishin siguruar informacione se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike kanabis me qëllim shitjen e tij.
Po ashtu, 35-vjeçari akuzohet se ushtronte dhe dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij
Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të banesës dhe në afërsi të saj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.2 kg lëndë narkotike kanabis sattiva.