Marash Kumbulla u rikthye të luajë titullar me Shqipërinë. 20-vjeçari i Romës zhvilloi një ndeshje të mirë në miqësoren pa gola ndaj Uellsit, sfidë të cilën e komentoi shkurt.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Besoj se luajtëm mirë në anën mbrojtëse. Mbrojtëm bashkë, me gjithë sulmuesit. Kishim ndonjë rast për të shënuar. Gabuam, por nuk ka problem. Loja ishte e mirë. Besoj se përmirësohemi në anën taktike në vazhdim”, tha në Supersport djaloshi nga Malësia e Madhe.
Më pas foli sulmuesi Bekim Balaj: “Bëmë presing lart pjesën e parë, ishim pranë portës së tyre. Që të jesh më i rrezikshëm duhet të jesh më lart. Në pjesën e dytë ndryshoi taktika, na vunë në vështirësi dhe u detyruam të qëndrojmë mbrapa.
Sigurisht harxhuam shumë energji. Uellsi rrezikoi çdo gjë në fund, kurse ne po mbroheshim me të gjitha forcat. Pasimi i Bare? Është moment, gjithsecili mundohet të bëjë zgjedhjen më të mirë. Ashtu e mendoi”.
Punuam shumë si ekip. Mbrojtëm si ekip. Pjesën e dytë ishte më e vështirë. Po të shënonim do merrte rrjedhë tjetër dhe do kishim mundësi të tjera shënimi. Me kundërshtarë të tillë nuk është e lehtë, nuk mund të kesh shumë raste”. / abcnews.al