Kungulli lë “në baltë” fermerët e Jogodinës, sukses vetëm me speca dhe domate

0
623

Qindra hektarë me perime shkuan dëm këtë vit në fshatin Jogodinë të Elbasanit.

Kungulli ishte kultura më e prekur për shkak të mbjelljes së sasive të mëdha nga fermerët.

“Ne patëm kungull, dolëm shumë dobët pjesërisht. Lakra më shumë u kalb.”

Edhe pse kanë punuar një sezon të plotë për të rritur prodhimet thonë se në fund arritën të nxirrnin me vështirësi vetëm gjysmën e shpenzimeve.

“Gjysmat te domatja dhe speci.”

Nga ana tjetër domatet dhe specat mbeten më të kërkuarat në treg.

“Speci dhe domatja kanë ecur mirë, njerëzit janë të kënaqur, por me kungullin jo.”

“Sa i përket domates dhe specit ka qenë shumë i favorshëm për gjithë bujqësinë tonë.”

Sipas fermerëve të Jagodinës, problemi më i madh përsa i përket shitjeve të tyre ka të bëjë me mungesën e pikave të grumbullimit.

Edhe mungesa e eksporteve ka dëmtuar shitjet.

“Duhet hapur më shumë, të ikë më shumë malli jashtë. Të ulen taksat.”

Aktualisht fermerët janë duke kultivuar domaten e vonë, pasi për shkak të mungësës së këtij produkti në tregje, këtë vit shpresojnë se do të kenë shitje dhe fitime më të mira se ato që lanë pas.

Kungulli lë "në baltë" fermerët e Jogodinës,

Kungulli lë "në baltë" fermerët e Jogodinës,