Kupa e Botës 2010/ Iniesta kujton golin e jetës: Privilegj që bëra miliona njerëz të lumtur!

0
327

Ky 11 korrik shënon 10-vjetorin e triumfit të Spanjës ndaj Holandës (1-0), në finalen e Kupës së Botës 2010. Heroi i asaj nate te paharrueshme për iberiket ishte padyshim, Andres Insiesta, i cili shënoi dhe golin e fitores.

Ish-kapiteni i Barcelonës, që tashmë luan në Japoni, i ka përkujtuar ato momente magjike në një intervistë për spanjollen “Marca”.

“Ende i marr ndjenjat nga momenti i golit. Që prej atëherë, 11 korriku për mua është sikur të ishte ditëlindja ime. Marr shumë mesazhe urimi. Unë imagjinoj që këtë herë, duke qenë se bëhen 10 vite nga ai triumf, do të jetë pak më e veçantë.”

Image

Cesc Fabregas ‘dha ndihmën për golin e Iniesta, i cili erdhi katër minuta nga fundi i kohës shtesë në Johannesburg.

“Ishte një moment i jashtëzakonshëm. Ishte sikur gjithçka të ndalte, sikur gjithçka ishte pezull. Pasi kontrollova [topin], pashë që ishte ulur në mënyrë perfekte në krahun tim të djathtë. E dija që ishte momenti për të shënuar. Pse? Nuk e di, nuk mund ta shpjegoj – por e dija. E ndjeja. Ishte momenti ynë, momenti i Spanjës, momenti i gjithë vendit”, tha mesfushori i njohur.

Si rezultat i kontributit të tij në trofeun e parë të Spanjës në Kupën e Botës, Iniesta adhurohet në të gjithë vendin.

Image

“Unë nuk mendoj se është e tepërt të them se unë jam molla e Spanjës. Futbolli ka aftësinë të thyejë shumë barriera. Ndihem e privilegjuar që kam bërë kaq shumë njerëz të lumtur. Ky është shpërblimi më i mirë që mund të marr.”

Përveç  golit, Iniesta kujtoi gjithashtu përvojën etë luajturit në një finale të Kupës së Botës dhe gjithçka që vinte me të.

“Mbaj mend që ishte një ditë krejt normale. E vërteta është se dukej sikur të ishte thjesht një ndeshje tjetër. I gjithë ekipi ishte i qetë. Nëse do më kërkonit që t’ua shpjegoja, nuk do të dija se si. Ishte një finale e Kupës së Botës, e para për Spanjën dhe gjithçka ishte e qetë. Nuk mbaj mend që dikush të ishte nervoz”, zbuloi Iniesta

Image

E kundërta e Vicente del Bosque, Iniesta pranoi se ai e ka parë ndeshjen dhe golin shumë herë.

” Golin e kam parë shumë herë. Nuk mund t’ju jap një numër. Të gjithë e kanë parë atë në TV, në kompjuterët e tyre, në telefonat e tyre … E njëjta gjë dhe me ndeshjen, pasi atë e kanë vënë në [TV] shumë herë. Por edhe sepse gjithmonë më ka pëlqyer të shoh se çfarë bëj në fushë, në mënyrë që të përmirësohem. Edhe pse ndjenja e se do të shënoja, goli i triumfit në Kupën e Botës ishte i jashtëzakonshëm , asgjë nuk mund të krahasohej me ato emocione. Në momentin që dëgjova vërshëllimën e fundit të arbitrit, unë u shtriva në fushë. Personi i parë që erdhi tek unë ishte Victor Valdes. Unë nuk munda të flas. Thjesht qava dhe vetëm qava,” kujtoi Iniesta .

© SYRI.net