Kura me 20 Kokrra Thane Për Shëndetin dhe Pastrimin e Mëlçisë

0
175

Frutat e vogla, të ëmbla e të athëta njëkohësisht të thanave sapo kanë dalë në treg.

Krahas shijes së tyre fantastike, përdorimet mjekësore të thanave për shëndetin njihen që një lashtësi.

I vlerësuar fort si një frut i rëndësishëm medicinal, thanat kanë efekte mirëbërëse për shëndetin e gjithë organizmit.

Fruti ose kokrrat e thanës piqen në mes dhe në fund të verës. Ato konsiderohen të pjekura plotësisht vetëm pasi kanë rënë nga pema.

Thanat me ngjyrë të kuqërremtë mund t’i mblidhini me dorë sapo të kenë rënë.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë efikase me thana për pastrimin e mëlçisë dhe shëndetin e saj.

Përgatitja e Kurës me Thana për Mëlçinë

Për përgatitjen e kësaj kure do t’ju duhen një filxhan çaji me thana të freskëta.

Vendosni në një tenxhere 1 litër ujë dhe lëreni derisa të nisë të zjejë fort.

Në momentin që uji nis të valojë, hiqeni nga zjarri, shtoni thanat aty dhe lëreni të mbuluar me një kapak përreth 30 minuta.

Më pas kulloni lëngun dhe pijeni nga një gotë 2-3 herë gjatë ditës.

Këtë kurë përsëriteni për 3-4 ditë dhe mund ta bëni çdo muaj.

Vlerat shëndetësore të thanës

Thana është një frut i vogël që bën një punë të madhe. Vlerat e frutit dhe të pemës janë fantastike.

Lëvorja me ngjyrë kafe ose të kuqërremtë e pemës ofron shumë përfitime për konsumatorin.

Bashkë me frutin, ato kanë vlera në shërimin e lëkurës por edhe në uljen e temperaturës. Thanat e pjekura kanë gjithashtu vlera ushqimore të mëdha.

Përveç vlerave ushqimore, thanat janë përdorur në të gjithë botën edhe në mjekësinë popullore.

Konsumimi i thanave

Thanat përdoren për të përgatitur edhe reçel. Por ato mund të kombinohen me sheqer dhe portokall për të bërë një salcë të mrekullueshme si ajo e boronicës së kuqe.

Thanat mund të konsumohen edhe në formën e tyre të thatë. Në Shqipëri përdoren për përgatitjen e rakisë së famshme të thanës.

Por thana ka përdorim të gjërë edhe në përgatitjen e pijeve të ftohta gjatë stinës së verës. Shurupi i thanës është gjithashtu i famshëm në vendin tonë.

Përdorimi mjekësor i thanës

Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve.

Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarea, për shëndetin e mëlçisë dhe stomakut gjithashtu.

Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine