Kurset më të kërkuara të formimit profesional, kuzhinier, hidraulik, mekanik

0
255
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) ofron shërbime dhe programe publike të punësimit, të ndërmjetësimit dhe të kualifikimeve profesionale.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bën të ditur se, në muajin korrik AKPA zhvilloi sondazhin për nevojat e aftësimit për punëkërkuesit e papunë.

Nga 11 325 punëkërkues të intervistuar, 5345 prej tyre iu përgjigjën pozitivisht anketimit ndërsa pjesa tjetër rezultuan të ripunësuar.

Sipas të dhënave nga anketimi, kurset më të kërkuara të formimit profesional ishin kuzhinier, hidraulik dhe mekanik.

Denaj shprehet se, Qendrat e Formimit Profesional do të shtojnë kapacitetet në vijim, për të mundësuar kurse për më shumë punëkërkues në këto drejtime.

“Gjithashtu për të mundësuar gjetjen e një pune në përputhje me kualifikimet dhe nevojat e tregut”, shprehet ministrja.

Ndërkohë të klasifikuar sipas qarqeve, rezulton se Durrësi, Vlora dhe Elbasani kanë kërkesat më të larta më kurset e trajnimit profesional. Ndërsa qarqe të ndryshme dallojnë për kërkesa kursesh në sektorë të ndryshëm.

Kështu në Tiranë, kërkojnë më së shumti kurse, për mekanik, ndërtim dhe rrabaqepës. Në Durrës, për kuzhinier, pastiçer e hotelier. Ndërsa në Kukës për parukeri dhe kuzhinë. Në Shkodër për hidraulik dhe elektricist. /r.e/