Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e tij për gazetën e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ka thënë se Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor.
Në intervistën e shumëpërfolur të kryeministrit Albin Kurti për Frankfurter Allgemeine Zeitung ai ka bërë të njohur se Kosova do të jetë në mesin e shteteve të Ukrainës, Moldavi së dhe Gjeorgjisë që do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim.
Qëllimi i kompromisit të fundit në “krizën e targave” ishte që Serbia dhe Kosova të fillonin shpejt negociatat “për një normalizim të plotë të marrëdhënieve”.
Gjithashtu Kurti foli rreth marrëveshjes së fundit më Serbinë ku anulua zbatimi për implementimin e fazës së dytë të vendimit për targat, që përfshinte dënimin e shoferëve më targa ilegale KM.
E si shkëmbim për këtë, Serbia ra dakord të ndalojë lëshimin e targave ilegale KM, SRB etj.
Qëllimi i kompromisit të fundit në “krizën e targave” ishte që Serbia dhe Kosova të fillonin shpejt negociatat “për një normalizim të plotë të marrëdhënieve”.
“Ne kemi rënë dakord që të mos zbatojmë vendimin tonë për penalizimin e drejtuesve të automjeteve me targa të paligjshme serbe. Serbia ka rënë dakord të ndalojë lëshimin e targave të trashëguara nga regjimi i Slobodan Millosheviqit. Këtë e bëmë jo vetëm për të de-përshkallëzuar, por edhe për të krijuar një mundësi për fillimin e shpejtë të negociatave për një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti.
Kurti tha se “Këto duhet të përfundojnë përpara pranverës 2023. Ky ishte qëllimi i vërtetë i kompromisit”.
“Megjithatë, çfarëdo që të thotë Kurti, për momentin është fakt që edhe BE-ja edhe SHBA-ja insistojnë që asociacioni i komunave serbe në Kosovë është i domosdoshëm. “Si kreu i qeverisë së një vendi të vogël, a dëshiron ai të injorojë aleatët e tij më të rëndësishëm? Lojë e rrezikshme” ka shkruar gazetari i kësaj interviste, Michael Martens.
Duke iu përgjigjur kësaj, ndër të tjera, Kurti tha “Pasi të flasim për normalizimin e marrëdhënieve tona, jam i gatshëm të flas për komunitetet dhe të drejtat e pakicës serbe, por jo si parakusht për bisedime, por si pjesë e tyre.”
Temat e tjera të intervistës kishin të bënin me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe rolin e Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarë për politikën e jashtme të Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron, në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.