Kurti: Është rrëmbim faktet e tregojnë, policët nuk e kanë kaluar kufirin e Kosovës

0
80

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për mediat ka publikuar një foto nga harta nga vendi ku është bërë edhe rrëmbyer policët e Kosovës nga forcat serbe.

Kurti thekson se është e qartë që nuk kemi të bëjmë me arrestim por me rrëmbim të tre zyrtarëve të policëve.

 “Mund të shihni se si vendi ku janë kidnapuar tre policët tanë ndodhet 1 km, 300 metra dhe 670 metra larg prej kufirit, në thellësi të territorit të Kosovës. Shihet qartazi se nuk kanë mundur këta të kalojnë tutje siç pretendon Serbia se paskan shkuar në Serbi dhe atje qenkan arrestuar. Pra, nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi, por bëhet fjalë për kidnapim në Kosovë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kryeministri tha se KFOR-i dhe Policia kanë parë në atë vend gjurmët e çizmeve dhe pranga, ndërsa u shpreh i habitur që misioni paqeruajtës i NATO-s s’e ka përmendur këtë.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë KFOR-i, ka qenë Policia e Kosovës dhe aty janë gjetur edhe gjurmët e çizmeve, këpucëve të huaja në drejtim të Serbisë, por janë gjetur edhe prangat plastike lidhëse. Pra, si është e mundur se ata prentendojnë se Policia janë arrestuar në Serbi, kur lidhëset e tyre të plastikës si pranga janë pikërisht në këtë vendin ku po themi ne”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se ajo që e çudit më shumë është se pse KFOR nuk del për të dhënë detaje në lidhje me këtë.

“Ajo çfarë mua vazhdon të më habisë është që as të nesërmen me këtë të vërtetë që ne po e shpërfaqim, nuk del KFOR-i”, theksoi ai./abcnews.al