“Kurum”, Rama në Kuvend: Përgjegjësi e eksportuesit të deklarojë llojin e mbetjeve

0
35

Kryeministri Edi Rama thotë se është detyrë e eksportuesit të deklarojë llojin e mbetjeve, duke iu referuar çështjes “Kurum”.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, në interpelancë, Rama deklaroi se zbatimin e ligjit, nuk e ndajnë politikanët, por institucionet ligjzbatuese, për të cilat shprehu mbështetje të plotë.

“Në çdo rast, konventat parashikojnë se deklarimi i ngarkesës si mall i rrezikshëm apo mbetje e rrezikshme, është detyrë e eksportuesve dhe importuesve, çka duhet të evidentohet me dokumentin  e mallit. Edhe në këtë rast, edhe në rast se, eksportuesit kanë kryer ndonjë mashtrim, nuk janë politikanët, që mund të ndajnë zbatimin e ligjit nga shkelja e tij, por janë organet hetimore ligjzbatuese, që ne i mbështesim pa kushte, sepse për ne janë institucione të drejtësisë, me të cilat bashkëpunojmë. Është absurd, pretendimi se përgjegjësitë e qartë që ligji i ngarkon subjekteve prodhuese, të thashethemohen si përgjegjësi e institucioneve publike. I akuzuari, thotë se akuzon, por informon, sepse po të akuzoje, e di që pastaj e ndjek mbrapa hija e akuzës. Janë ngritur akuza që kanë ardhur në formë pyetje, pse nuk janë bërë analiza nga palë e pavarur. Nuk është kryer asnjë lloj analize, madje as nga vetë vendi pritës, që kundërshton sot, por nuk kundërshton zyrtarisht asnjë deklarim. Në asnjë port të botës, nuk analizohet çdo ngarkesë. Atje në atë port, ngarkesa rri lart dhe analizon ata që rrinë poshtë”, theksoi kreu i qeverisë./abcnews.al