Nga data 7 dhjetor të gjithë personat që do të rezultojnë pozitivë, pra të infektuar në testimin e shpejtë, nuk do tu lejohet hyrja në Greqi. Në vendimin e mëparshëm personat që dilnin pozitivë, duhet të karantinoheshin për dy javë në momentin që hynin në territorin grek.
Autoritetet greke duket se kanë vendosur këtë masë për shkak të situatës me rritje të rasteve të të infektuarve, dhe rrezikut të përhapjes më gjerë të virusit.
Përveç kësaj, mësohet se personat që janë të infektuar dhe tentojnë të kalojnë ilegalisht në kufirin grek, do të gjobiten. Aktualisht kalimi i shqiptarëve në Greqi, të cilët janë të pajisur me dokumente dhe jo për qëllime turistike, mund të kalojnë vetëm përmes pikës kufitare të Kakavijës. Por me rregullin e ri, kush del i infektuar në testin e shpejtë nuk do të lejohet të kalojë.
Qytetarët do të vijojnë të kryejnë edhe testin PCR, të vlefshëm brenda 72 orësh ku rezultati duhet të jetë negative. Letrën me përgjigjen negative të testit PCR ata duhet ta paraqesin në pikën e kontrolit, pavarësisht testit të shpejtë që do u bëhet në kufi.
living