Real Madridi do të presë sonte në “Santiago Bernabeu” Shakhtarin, sfidë në të cilën Los Blancos do të kërkojnë pikët e plota për t’iu afruar më shumë kualifikimit në fazën tjetër të Champions League.
Sonte do të jetë edhe për diçka tjetër e veçantë sfida në Madrid.
Kushdo që shënon në Bernabeu, do të jetë goli i njëmijtë në Champions League, dhe do të shkruajë emrin në librat e historisë së Realit.
Golin e parë e ka shënuar Miguel Munoz, golin e 100 Di Stefano, golin e 200 Puskas, golin e 300 Jensen, golin e 400 Losada, golin e 500 Guti, golin e 600 Beckham, golin e 700 Higuain, golin e 800 dhe 900 Cristiano Ronaldo, ndërsa sonte, një tjetër lojtar do të shkruajë historinë, duke shënuar golin e njëmijtë. /Gazeta Express/