Kush e shoqëroi Encën gjatë pushimeve ? Ja çfarë thotë këngëtarja

0
230

Prej disa ditësh, këngëtarja Enca Haxhia shijoi një relaks total në njërin prej resorteve më luksozë të Turqisë.

Ajo dogji rrjetin me foto të nxehta ku shfaqej me bikini dhe tregoi vazhdimisht se këto pushime po i shijonte në maksimum.

Mirëpo, të vetmet që pamë ishin fotot e Encës dhe askush tjetër në shoqërinë e saj, ndaj fansat me të drejtë janë bërë kuriozë të dinë ç’po ndodh me jetën private të këngëtares.

Disa kanë supozuar se Enca po i kalon pushimet vetëm, ndaj këngëtares iu desh “ta sqaronte” këtë muhabet.

Personave që kanë menduar se ajo po i kalon pushimet vetëm, Enca i është drejtuar me një emojin e një palaçoje.

Gjithashtu ajo shton: “Ju shikoni në rrjete sociale atë që unë dëshiron të shihni.”

Epo, këto fjalë na bënë akoma më kuriozë! A është ndonjë mashkull misterioz pranë këngëtares?

Image

syri