Kush është aktori që tha se u dhunua nga një prift në moshën 8 vjeçare

0
174

Aktori francez Laureat Martinez, tregoi se është përdhunuar nga një prift francez kur ishte tetë vjeç.

Martine foli në ditën kur një raport rreth Kishës Katolike në Francë, zbuloi se rreth 330 mijë fëmijë ishin viktima të abuzimit mes viteve 1950 dhe 2020.

Një komision arriti në përfundimin se Kisha tregoi indiferencë të plotë dhe ndonjëherë mizore ndaj atyre që pësuan abuzim seksual nga duart e klerit.

Martinez, tha se prifti që e përdhunoi u zhvendos në një vend tjetër pasi ai u tregoi prindërve të tij për atë që kishte ndodhur, por abuzimi vazhdoi të ndikonte në jetën e tij.

 

“Më ka përndjekur gjithë ato vite, unë ende nuk jam plotësisht i liruar nga kjo ngjarje”, tha aktori.

Viktima e abuzimit nga priftërinjtë tha se trauma kishte një ndikim në marrëdhëniet e tij me gratë dhe e la atë të shqetësuar për kontaktet seksuale, të cilat ai mendonte se ishte “diçka e ndaluar”.

Ai shtoi se ai kurrë nuk kishte dëgjuar për priftin që e kishte abuzuar, dhe duke pasur parasysh moshën e tij në atë kohë, ai ka të ngjarë të ketë vdekur tani.

 

“Kisha duhet të jetë përgjegjëse tani për të gjitha ato që janë bërë gjatë këtyre viteve”, tha Martinez, duke bërë thirrje që progresi të monitorohet çdo tre ose gjashtë muaj.

Jean-Marc Sauve, presidenti i komisionit që qëndron pas raportit, tha se keq bërja u mbulua nga autoritetet katolike për dekada në një mënyrë sistemike.

 

Skandali në Francë është i fundit që goditi Kishën Katolike Romake, e cila është tronditur nga skandalet e abuzimit seksual në të gjithë botën, shpesh duke përfshirë fëmijë.

Rreth 80% e viktimave besohet se kanë qenë meshkuj, dhe se afërsisht 60%e të gjithë atyre që u abuzuan seksualisht hasën në probleme të mëdha në jetën e tyre sentimentale ose seksuale.

 

Kreu i Konferencës së Peshkopëve Francezë kërkoi falje nga viktimat, raporton “Sky News”.

Komisioni ka lëshuar 45 rekomandime se si të parandalohet abuzimi në të ardhmen – përfshirë trajnimin e priftërinjve dhe klerikëve si dhe nxitjen e politikave për njohjen dhe kompensimin e viktimave.

Image

© SYRI.net