Kush është boksieri shqiptar pa asnjë humbje në karrieren e tij, po korr sukses në SHBA

0
146

Ermal Hadribeaj është boksieri shqiptar që po korr sukses në SHBA. Ai ka bërë gjithsej 13 ndeshje, nga ku ka 12 fitore dhe 1 barazim.

Në një lidhje me Skype nga Miami për “ABC e Mëngjesit”, Ermali foli për karrierën e tij dhe sukseset e shënuara. Ai tregoi se për t’ju futur sportit e ka shtyrë vëllai i tij, më i madh.

“Unë jam lindur dhe rritur në Tiranë. Unë jam marr gjithë jetën me sport, arsyeja pse erdha në SHBA ishte vëllai im, Adriani.

Që nga xhaxhaja, babi, pastaj vëllai thoshin futu sportit. Me vëllain kemi bërë shumë ndeshje, kemi thyrë turinjtë. Ai është më i madh, kemi tre vite diferencë.

Vetëm një barazim kam në karrierën time. Ishte shumë inat, ishte ndeshja e dytë e karrierës sime.

Unë zihem në peshën 70 kg dhe përqendrohem rreth kësaj peshe. Kam 19 ndeshje në MMA, s’kam ardh nga hiçi, kam shumë ndeshje në të shkuarën.

Kisha shumë talent në MMA, kisha shumë ndeshje, shumë fitore, por nuk kisha dikë që të shihte talentin tim”, u shpreh Ermali.