Prokurorja e çështjes, Ornella Galleotti, ka firmosur urdhërndalimin për Elona Kalesha 36 vjeçe, i vetmi personi i akuzuar për momentin për vrasjen e fshehjen e trupave të çiftit shqitar.
Shqiptarja Elona Kalesha 36 vjeçe është arrestuar në Firenze ku jeton prej shumë vitesh e në kohën e ngjarjes ajo ka qënë e dashura e Taulant Pashos, djalit të Shpëtim e Teuta Pasho të cilët u zhdukën në të nëjtën ditë kur ai doli nga burgu më 2 nëntor 2015.
Sipas mediave italiane Elona Kalesha me origjinë nga Durrësi ka precedentë penal me drejtësinë italiane për vjedhje e mashtrim.
Ende nuk dihen motivet e këtij krimi makabër e ku kanë përfunduar shuma e madhe e parave që çifti Pasho kishte marrë me vete në Itali para se të zhdukej.
Sipas rrëfimit të vajzës së tyre Viktoria Pasho, babai Shëptim Pasho për shkak të një aksidentit kishte marrë një rimbursim prej 85 mijë euro nga kompania e sigurimeve.
Rreth 45 mijë euro çiftti Pasho i kishte marrë me vete gjatë qëndrimit të tyre në Itali, 5 mijë euro ia kishin dhuruar Viktorias për blerjen e një automjeti e që nga zhdukja e tyre nuk dihet se ku kanë përfunduar 40 mijë eurot e tjera.
Një tjetër pistë hetime ku është orientuar puna e prokurorëve italianë nën drejtimin e prokurores Ornela Galleoti, është figura e Taulant Pashos, djalit të çiftit Pasho, i cili ka ende hesape të hapura me drejtësinë italiane e 3 vite e 11 muaj burg për të kryer pas arratisjes së tij nga regjimi i arrestit shtëpiak i akuzuar vite më parë për trafik lëndësh narkotike.
Falë punës së Europol Taulant Pasho u gjet në një burg të Zvicrës në kantonin Argovia për grabitje e dhunim banese. Ndaj tij nuk ka ende asnjë akuzë nga autoritetet italiane në lidhje me krimin e vrasjes së prindërve, por mbetet ndër pikëpyetjet më të rëndësishme fakti i zhdukjes së tyre në një njëjtën ditë me daljen e Taulant Pashos nga burgu i Solleccianos, në Firenze.
Trupa e masakruar e të mbyllura në katër valixhe u gjetën në muret rrrethuese të burgut e pak metra larg banesës ku dikur Taulant Pasho jetonte me të dashurën e dikurshme Elona Kalesha, 36 vjec, i vetmi person i akuzuar për momentin për vrasjen e ciftit shqiptar.
Për mediat italian , 36 vjeçarja shqiptare pak ditë më parë do të shprehej se “ajo nuk ishte personi i fundit që ishte takuar me Shpëtim e Teuta Pasho në moshën 54 e 52 vjeç në momentin e zhdukjes më 2 nëntor 2015.
Ora news