Pas një hetimi proaktiv, një ditë më parë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, arrestoi në flagrancë kryekomisarin Gazmir Preçi me detyrë shef sektori kundër trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.
Së fundmi, me marrjen e gradës së kryekomisarit, oficeri i policisë në karrierë Gazmir Preçi priste të promovohej sërish në detyrë, por u prangos për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv.
Përveç rastit të gjobvënies, SPAK pritet të hetojë edhe si u mbyll rasti i mëparshëm ndaj Preçit dhe si arriti ai të promovohej pavarësisht akuzave të rënda që rëndonin mbi të.
Top Channel