Kush ia ka rrëmbyer zemrën Morena Tarakut? Mediat turke zbulojnë lidhjen me këngëtarin e njohur

0
151

Morena Taraku është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit. Morena, e cila jeton prej kohësh në Stamboll është bërë kryefjalë e mediave turke. Shkak është bërë një lidhje e mundshme e Morenës me këngëtarin turk, Berdan Mardini.

Mediat turke shkruajnë se këngëtari i dha fund martesës 10 vjeçare me Fatoş Yelliler vetëm pak muaj më parë. Romanca e dyshes u zbulua pas festës së ditëlindjes së këngëtarit, e cila thuhet se u organizua nga Taraku.

 

Berdan Mardini është i dashuruar me fqinjën e tij këngëtare Morena Taraku

Berdan Mardini është i dashuruar me fqinjën e tij këngëtare Morena Taraku