Kush ishte objektivi dhe çfarë kapën kamerat? Bitri dhe Çollaku u qëlluan 21 herë me “Scorpions”

0
2419

Shënjestër e atentatit mafioz  një javë më parë në Elbasan ishte Lulzim Bitri. “ABC” mëson nga burime pranë grupit hetimor se 40-vjeçari ishte objektiv i sulmit me breshëri armësh, ndërsa në fund mbeti i vdekur edhe Ardjan Çollaku 50 vjeç.

Deri tani nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e krimit. Janë sekuestruar pamje filmike nga më shumë se 40 kamera përgjatë rrugës që ndodhi atentati, por hetuesit nuk kanë përfituar asnjë të dhënë me vlerë.

Për këtë arsye, ekspertët e hetimit ditën e sotme kanë zbritur sërish në terren për të kontrolluar për prova. Ajo që dihet deri tani është vetëm fakti që autorët kanë qenë më shumë se tre, dy prej të cilëve kanë qëlluar me ndaj Bitrit dhe Çollakut 21 herë me “scorpions” dhe kallashnikov.

Lulzim Bitri dhe Ardjan Çollaku ishin dy persona të skeduar nga drejtësia me një të kaluar kriminale jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali dhe Maqedoni./ Abcnews.al