11 C
Elbasan
Ballina ELBASANI SOT Kush ishte objektivi i atentatit afër stadiumit “Elbasan Arena” në kërkim autori

Kush ishte objektivi i atentatit afër stadiumit “Elbasan Arena” në kërkim autori

0
314

Burime nga Ora News zbulojnë se kush ka qenë objektiv i atentatit të ndodhur sot në mesditë në afërsi  të stadiumit “Elbasan Arena”

Nga informacionet jo zyrtare mësohet se objektiv i atentatit ka qenë Ervis Çausholli, i cili ka mundur t’i shpëtojë plumbave.

Vetë policia në informacionin paraprak nuk dha detaje se kush ishte objektiv i atentatit, dhe nuk pranon se ka të plagosur.

“Rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur” informoi policia e Elbasanit.

Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar prandaj Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori që ka qëlluar me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Kush eshte “Korçari”

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Nga informacionet e para mësohet se nga dy makina është qëlluar drejt një makine në lëvizje ku ka qenë dhe objektivi i atentatit.

elbasan plagosje ne afersi te stadiumit

elbasan plagosje ne afersi te stadiumit

Cfare ndodhi ne shkurt 2020

“Korçari” u padit në shkurt të këtij viti, 2020 nga një qytetar për dhunë pasi e ndaloi me makinë duke tentuar ta nxjerrë prej saj, ndërkohë që e goditi edhe me grushte.

Ngjarja ndodhi në mes të qytetit të Elbasanit dhe u kap nga disa kamera sigurie.

Më pas, personi i dhunuar shkoi në polici për të bërë denoncimin.

Pas denoncimit, ai deklaroi për mediat se ishte kërcënuar nga një tjetër person, i afërt i Çaushollit, për të mohuar ato që kishte thënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Tags