Kur Gjykata Kushtetuese është me 8 gjyqtarë dhe ka në shqyrtim çështje shumë të rëndësishme, si ajo e Sali Berisha, dhe pritet të dalë edhe ajo për “SKYECC”, Top Channel ka mësuar se cila është lista me 10 kandidatë që kanë shprehur interes për anëtar!
Kuvendi ende nuk i ka bërë publik emrat, por gazetarja e Top Channel i ka mësuar nga burime shumë konfidenciale, dhe ata janë: Naureda Llagami, ish-kryetare e KLGJ të cilës i mbaroi mandati, Alfred Balla, ish anëtar i KLP, Nurihan Meta (Seiti), ish-anëtare e KLP, Roland Ilia, anëtar i komisionit të vettingut, Irena Nino, Gentian Zyberi, Klodian Rado, gjyqtar i cili jeton në Kanada, Eris Hysi, Nertila Sadedini dhe Sinan Tafaj.