Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 7 ndryshime në kabinetin qeveritar këtë të enjte, 26 shkurt, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrave.
Ndër largimet vihen re tre emra që ikin nga kabineti qeveritar pa asnjë post, Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu.
Ndërkohë në listën e të emëruarve vihen re katër prurje të reja: Ferit Hoxha, Enea Karakaçi, Ermal Nufi si dhe Eriona Ismaili. Nëse tre të parët janë tërësisht prurje të reja, Ermal Nufi më parë ka qenë pjesë e kabinetit, si zv.sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri.


