KUSH JANË MAFIOZËT E VËRTETË TË ELBASANIT?

0
2891

Nga Erion Murataj!

Disa fjalë për Elbasanin, politikën, prokurorinë dhe median.
Elbasani i Normales. Elbasani I “Aqif Pashës”. Elbasani djepi i kulturës.
Elbasani qyteti I cili sot më shumë se kurrë ka thyer hegjemoninë.
E thënë kjo , në 30 vite post komunizën të gjithë bashkë ju, politikanë, prokurorë shpesh herë me dhe pa dashje dhe gazetarët i keni vënë damkën Elbasanit .

Me shpresën se në historinë e pasdisashekujve do të shkruhet “Elbasani i bandave dhe i krimit” duke përsëritur kështu një histori aspak për tu krenuar të qyteteve matanë Adriatikut,siç janë Palermo, Napoli apo Siçilia.
Por në fakt, ashtu si dhe në Itali ku politika me drejtësinë e kapur dhe me një media të blerë, disa njerëzve që nuk janë gjë tjetër veçse qytetarë të përbuzur dhe të damkosur, kanë përdorur atë që dijnë të bëjnë më mirë :Propagandën!

Për të patur diku aty në qosh, në rastin e Elbasanit në qëndër të Shqipërisë sterotipe qytetesh, njerëzish me të cilët duhet të bëjnë luftën imagjinare të shekujve që do të vijnë.
Por në fakt në rast se i rikthehesh historisë ,në rastin e Elbasanit, përpara pluralizmit politik dhe analizon emrat apo familjet për të cilat sot në mënyrë butaforike quhen familje mafioze do të shihni se pikërisht këto familje të shtypura në komunizëm jane të përbuzura dhe të damkosura si mafioze në atë që quhet demokraci ,për aq sa mund të quhet demokraci tek ne.

Janë ata që në fakt vuajnë një politikë të shpifur e cila për hir të së vërtetës nuk është vetëm në Shqipëri po në të gjithë botën duke mos tentuar kurrë asnjëherë në asnjë rast që pjestërët e këtyre familjeve “mafioze” ti integrojnë në jetën shoqërore dhe ti bëjnë qytetarë të “denjë”.

Në fakt për qytetarët ata të cilët e jetojnë jetën e përditëshme të një qyteti, këta që ju, politikan ,prokurorë dhe shpesh herë ju gazetarë i quani mafiozë, qytetarët i takojnë çdo ditë, përjashtuar ata sahanlëpirës të politikës apo drejtësisë së kapur të djeshme apo ndoshta edhe të sotme që i druhen këtyrë njerëzve sepse fustrimi që i kanë bërë emrit të familjeve të tyre I tmerron. I tmerron fakti që mund të dhunohen në fakt me të drejtë për sa kohë ke cënuar A-në e shqiptarit, familjen!
Përsa i përket veprave penale, absolutisht që janë të dënueshme , po e dënueshme gjithashtu është mosveprimi që ata që bëjnë ligje dhe që I zbatojnë ato kanë gjithmonë një frenimin për shkak të korrupsionit apo bashkëpunimit për veprat penale të cilat janë shumë fitimprurëse.

E ku ka më mirë se sa të përdorësh mllefin e disa njërëzve familjet e të cilëve konsiderohen (i konsideron )si familje mafioze . Ti vësh ata në funksion që ti bësh bashkëortakë por që në rastin e politikës apo drejtësisë, pa përgjegjësi në vepra penale, kostot e të cilave i marrin vetë ata.

Ajo që në fakt duhet të na bëj që të hapim sytë është që proklamimi i arritjeve të mëdha të politikës apo drejtësisë apo strukturave të tyre të specializuara që janë “shumë efektive”, sipas tyre gjithmonë qenkan të paafta që këta “kriminelë” të cilët janë qytetarë të cilët lëviznin lirshëm nëpër Elbasan ti njihkan dhe ti bëkan të padëmshëm përballë emrit të një qyteti të cilët ata, politikanët e shfrytëzojnë vetëm për emrin dhe historinë e dikurshme.

Jo! Nuk funksionon kështu!

Në rast se do të vazhdojë kështu të jeni të bindur që do të arrijën që Elbasanit ti vënë damkën në histori si qyteti I krimit. Unë mendoj që historia e Elbasanit është ajo histori që ne kemi mësuar ,historia e një qyteti të vlerave ,kultur

ës dhe dijes. Historia e një qyteti të burrave të urtë , të mënçur por që dijnë se kur dhe ku duhet ngritur zëri . E përsa I përket historisë që këta zuzarë të pluralizmit , “ quasi” pluralizmit po i ofrojnë historisë dhe Elbasanit kam vetëm përçmim. Përçmim sepse përpara se ti thuash një familje kriminale ose mafioze duhet ta ketë merituar atë emër .

E në rast se ti e ke shtyrë e ke mbështetur për të përfituar dhe për të mbushur xhepat e tu atëherë ajo është fatkeqe e jo mafioze. Detyra me historinë në fakt është që djemtë më të mirë të mbiemrave që përfliten në Elbasan si mafiozë , vajzave të këtyre familjeve duhet ti kushtohet një vëmendje për ti integruar si njerëz të një shoqërie të barabartë ku patjetër sadisfaksioni për punë të mira për Elbasanin duhet të prevalojë dhe atëherë do të kuptoni që e gjithë kjo histori e stisur 30 vjeçare ,e gjithë kjo histori luftënxitëse vllavrasëse ka qenë profit, ka qenë interes I vetëm dhe I pa tjetërsueshëm I politikanëve dhe I drejtësisë së kapur.

Dikush më tha që për këto mendime duhen fakte dhe prova.

Jam shumë I lumtur që me provat dhe faktet që kanë prdhuar vetë politikanët, drejtësia dhe mediat t’I kujtoj të gjithëve se emrat dhe mbiemrat të cilët përfliten si mafiozë në Elbasan janë ata që kanë dalë krah për krah të përqafuar ,të buzëqeshur. Janë ata që janë thirrur ne fushata , janë ata të cilët kanë humbur edhe jetën në fushatë.

Për ata që sot i quajnë kriminelë dhe nuk duhet shumë për ti zbuluar këto fakte. Mjafton që lidëret politik shqiptar ti kërkosh në Google së bashku më emrat e këtyre familjeve që sot quhen mafioze. Mjafton që të shkruash emrat e ish kryeministrave, ish ministrave së bashku me emrat dhe mbiemrat e familjeve të Elbasanit që politika i ka vënë emrin mafioze .

Në rast se do të duhet për të shkuar më tej unë jam i bindur se në rast se ka vullnet të kujtdo qytetari të gërrmoj pak në të shkuar jo në ne arkivat e Turqisë as në arkivat e shtetit shqiptar në Tiranë por mjafton në arkivin e Elbasanit, në atë arkiv që ka një copëz historie të qytetit që ne jetojmë në të përditëshmen tone, do të mjaftonte vetëm pak seriozitet dhe dëshirë për të nxjerrë të vërtetën.

Që në fakt Elbasani është vërtetë qytet i vlerave dhe i kulturës dhe këto familje që sot quhen “mafioze” janë ato që kanë vuajtur gjithë kohës peshën e rëndë të politikës.

Ndaj natyrshëm lind pyetja! Kush janë mafiozët e vërtete të Elbasanit?