“Kush punonjës apo drejtor ju kërkon lekë”, Rama-komentuesve: Denonconi te unë, vendosini emër e figurë

0
3

Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë në institucionet përkatëse, por edhe tek vetë ai, për rastet e korrupsionit.

Në komunikimin live me ndjekësit në Facebook, duke iu përgjigjur njërit prej tyre, kreu i qeverisë tha se ata duhet të denoncojnë me emër dhe figurë personat që kërkojnë ryshfet.

“Nëse ka një drejtor hipoteke që kërkon 3 mijë euro, rruga është ta denoncosh. Ku t’i ta shikosh të arsyeshme. Nëse ke besim te unë, shkruaje këtu emrin e drejtorit dhe të siguroj se do të jesh bashkë me mua për ta çuar drejtorin aty ku e meriton. Por ama vëri emër dhe figurë denoncimit.”, u shpreh Rama./abcnews.al