Kush përfiton nga premtimi/ Braçe: Basha me uljen e tatimfitimit 9% pasuron një grup të vogël njerëzish

0
269

Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se Basha me taksën 9%, të cilën zotohet ta vendosë, kërkon të pasuroje një grusht edhe më të vogël njerëzish.

“Basha 9% nuk ju bën të pasur ju. Çon edhe me shumë para tek të mëdhenjtë apo oligarkët. I vetmi i paturp në botë që, shpall luftë ndaj oligarkëve dhe i thyen në mes duke iu ulur tatimin dhe duke i bërë edhe me të pasur. Patjetër që e keni dëgjuar këtë përbetimin e ri ekonomik të Lulzim Bashës, 9% tatim për të tërë”, u shpreh Braçe, duke iu drejtuar qytetarëve.

“Kaq thotë. Nuk sqaron asgjë veç kësaj, tipike propagandë për t’ji hedhur gjithkujt. Po ju thotë. Me 9% tatim do ju bëj të pasur. Favori fiskal nga tatimi mbi pagat 9% është: 8.64 miliardë lekë në vit. Po si ndahet? 281 000 rroga-punëtorë, edukatorë, mësues, pedagogë, infermiere, mjekë, epidemiologë, sanitarë, farmacistë, policë, ushtarakë, zjarrfikës, nëpunës, administratorë publikë etj, përfitojnë: 3.27 miliardë lekë në vit. 12 800 rroga mbi 150 000 lekë, përfitojnë: 4.4 miliardë lekë në vit. A e kuptoni çfarë pabarazie e frikshme është kjo. A e kuptoni që kjo nuk ju bën të pasur juve, të vegjël e të mesëm. Urdhëroni edhe një llogari tjetër; 36.5 miliardë lekë janë të ardhurat nga tatimfitimi. 22 miliardë lekë janë të ardhurat nga tatimfitimi i bizneseve VIP. Favori fiskal prej uljes se tatimfitimit nga 15% sot në 9% e Bashës është: 15.2 miliardë lekë. 9.1 miliardë lekë prej këtij favori i përfitojnë bizneset VIP ose 60%. Kështu i thyen në mes ky oligarkët. A e kuptoni tani se ky kërkon të pasurojë një grusht edhe më të vogël njerëzish”, shprehet Braçe.

Po ashtu, Braçe shtoi se “pabarazia në ndarjen e të ardhurave e bën çdo vend të padrejtë dhe padrejtësia rrënon gjithçka. Kjo është arsyeja që ju thotë veç një fjali të shkurtër; 9% tatim”.

atsh