Me fillimin e autonomisë spitalore do të nisë edhe pagesa e mjekëve sipas pikëzimit. Kush punon më shumë do të paguhet më shumë tha Rama në ceremoninë e përurimit të godinës së Pediatrisë.
Ndërkohë që mjekët do të kenë një pagë bazë për të gjithë dhe niveli i saj do të ndryshojë në bazë të performancës dhe këtë e vendos stafi drejtues i spitalit.
Spitali i ri pediatrik që u hap sot në QSUT do të ofrojë kushte me standarte europiane, duke përfshirë tre shërbime: Urgjencën, Reanimacionin dhe Kirurgjinë infantile.
Shërbimi i urgjencës është i pajisur me të gjitha pajisjet dhe një zonë observimi me kapacitet deri ne 30 shtretër, me mundësi zgjerimi të kapaciteteve pritese në rast fluksi.
Shërbimi i ri i reanimacionit do të ketë tashmë kapacitete të dyfishuara me pajsije të rinovuara, me 28 postacione të gatshme të lidhura me sistemet e gazrave mjekësore dhe me zona të terapisë intensive të dedikuara për neonatët dhe fëmijët më të rritur.
Reanimacioni është konceptuar edhe me zona të izoluara për fëmijët që trajtohen me sëmundje infektive dhe kjo është një nga risitë e shërbimit të ri të reanimacionit. Gjithashtu edhe shërbimi i ri i kirurgjisë infantile është me kapacitete të shtuata. Janë katër salla operacioni me teknologji të lartë, ku njëra do të jetë e dedikuar për ndërhyrje invasive.
Investimi në kompleksin pediatrik do të vijojë edhe me rehabilitimin e godinës ekzistuese dhe në total për dy fazat e projektit, vlera e financimit është 15 milion euro, informon ministria e Shendetesise.
Moderinizimit të QSUT-së do të vijojë me Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme, që do ta përmbyllet brenda këtij viti si dhe pritet të nisë së shpejti investimi për rehabilitimi dhe zgjerimin e Spitalit Infektiv, një tjetër investim transformues që do të shërbejë në përballimin e emergjencave shëndetësore.
ora tv