Pavarësisht se përgatisin artistat e sa ardhmes vëmendja për shkollat artistike në të gjithë vendin ka qëne minimale.
Sipas Kushit ky është momenti kur do ti kthejnë sytë nga këto të fundit, duke e nisur fillimisht me liceun artistic e më pas do të vijohet me shkollat e tjera përfshirë edhe atë të Elbasanit “Onufri” Ministrja Kushi së bashku me kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja thnë se edhe për shkollën artistike është menduar projekti por që ende nuk ka një datë konkrete për fillimin e punimeve pasi nuk ka akom financim të miratuar.
Shkolla artistike Onufri është e vetmja në qarkun e Elbasanit që përgatit artistë por që prej dekadash nuk ka njohur asnjë investim duke bërë që nxënësit që studiojnë këtu të kenë kushte minimale.