Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi deklaroi sot se nga viti i ardhshëm regjistrimi i nxënësve në shkolla do të bëhet online.
Gjatë një interviste në medie, Kushi tha se këtë vit shkollor regjistrimi online është zbatuar për nxënësit e klasave të para dhe klasave të dhjeta.
Ministrja po ashtu vuri në dukje se do garantohet edhe marrja e dëftesave online.
“Kemi 36 shërbime që janë të digjitalizuar. Kemi një sistem që quhet SMIT, ku i gjithë informacioni për shkollat dhe prindërit është online, është një risi që u vë në funksion vitin e kaluar. Do garantohet edhe printimi i dëftesës pa patur nevojë që prindi të shkojë në sekretarinë e shkollës. Edhe regjistrimi do jetë totalisht online. Për vitin 2021-2022 arritëm vetëm për klasat e para në baskitë që janë qendër qarku dhe vitin e parë gjimnaz. Vitin e ardhshëm regjistrimi i nxënësve në të gjitha shkollat do bëhet online”, tha Kushi. /j.p/