Kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të diel

0
2

Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, megjithatë nuk do të mungojnë kthjellime të herëpashershme kryesisht përgjatë vijës bregdetare e lokalisht në jug gjatë orëve të pasdites.

Nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra. Gjatë ditës reshjet do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata në veri deri në orët e pasdites. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet kryesisht të ulët.