Kushte dhe paga më të mira, Kosova po tërheq krah pune nga Shqipëria

0
83

Kosova kohët e fundit po shikohet si një mundësi e mirë punësimi kryesisht për banorë të veriut të vendit. Një prej këtyre shembujve është edhe 31-vjeçari Emiljano Islamukaj nga Tropoja.

Pas eksperiencave të punës që ka patur në Valbonë dhe më pas në Gjermani, 31-vjeçari prej 3 vitesh duket se e ka gjetur veten e tij në Gjakovë, ku është punësuar si kamerier në një prej restoranteve pranë Liqenit të Dukagjinit në komunën e Gjakovës.

Ai tregon edhe diferencën mes të njëjtës punë në pikat turistike të veriut të vendit tonë me ato në Kosovë dhe veçanërisht në restorantin ku punon.

Por Emiljano nuk është i vetmi nga Shqipëria i punësuar në këtë zonë. Një prej administratorëve tregon se ka të punësuar edhe nga Hasi, ndërsa u bën thirrje shqiptarëve që të kthehen dhe të investojnë në trojet e tyre.

Përveç në fushën e shërbimeve në Kosove punojnë edhe shumë banorë të tjerë të zonave kufitare, të cilët e kanë lidhur jetën e tyre me aktivitetin ekonomik të Kosovës.