Kuvendi votoi që mocioni me debat, përfshirë dhe interpelancën me kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGionigal” të mbahet më 2 mars. Kjo u konfirmua nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.
“Brenda datës dy mars mocion me debat, të cilat I janë bashkuar interpelanca dhe dy pyetje, do zhvillohen më dy mars. Kush është dakrod me këtë propozim? Mocioni me debat, se bashku me interpelancën dhe pyetje, do mbahet më dy mars. Të gjithë do keni të drejtë të flisni”, tha Felaj.
Ajo konfirmoi se në këtë seancë do jetë i pranishëm kryeministri Edi Ram, dhe deputetë do kenë mundësi të flasin pa përjashtim, sipas kohës që do përcaktohet.
“Kryeministri do jetë në debatin e zhvilluar më datën 2 mars”, tha Felaj.