Ky është aplikacioni që ndan më shumë të dhënat tuaja personale

0
203

Instagrami është aplikacioni që ndan më shumë të dhënat tuaja personale, ka zbuluar një studim i ri. Kompania pCloud pas një analize të të dhënëve të përdorura për të gjurmuar përdoruesit, ka zbuluar se Instagrami ndan 79% të të dhënave. Kjo përfshin blerjen, vendndodhjen, informacionet e kontaktit, përmbajtjen e përdoruesit, historinë e kërkimit dhe shfletimit, identifikuesit, të dhënat e përdorimit, diagnostikimin dhe informacione financiare, informon abcnews.al.

Pas Instgram,i dyti në radhë është Facebook, i cili ndan 57% të të dhënave të përdoruesve, ndjekur nga LinkedIn dhe Uber Eats, që ndajnë 50% të të dhënave.

Edhe aplikacionet e tjera përdorin të dhënat tuaja për të shitur produkte, por Instagram dhe Facebook janë shkelësit më të mëdhenj. Të dy aplikacionet së bashku, përdorin 86% të të dhënave që mbledhin për të shitur më shumë produktet e tyre.

Skype,  Microsoft Teams dhe Google Classroom nuk mbledhin të dhëna fare për reklamat. Po ashtu as Telegram, Clubhouse, Netflix dhe Signal, nuk mbledhin të dhëna, informon abcnews.al.

Ndërkohë, yjet e mediave sociale Bigo Live dhe Likke janë ndër 20 aplikacionet më të sigurta për t’u përdorur, duke mbledhur vetëm 2% të të dhënave personale të përdoruesve.

Çudirërisht dhe Amazon ka një gjurmim minimal të të dhënave për reklamat e veta./e.b-abcnews.al