Ky është Erion Çela, 35 vjeçari që mbeti i vrarë në atentatin në “Don Bosko”, 4 u plagosën

0
175

Ora News siguron foton e viktimës, Erion Çela i cili mbeti i vrarë pasditen e 4 janarit 2022 në atentatin në një lokal në rrugën “Don Bosko” të Tiranës.

Erioni 35 vjeç ishte ulur në tavolinë me 4 persona të tjerë mes tyre dajën, të vëllanë, kamarierin dhe një person tjetër kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre.

Erion Çela ishte pronari i një tabakinoje që ndodhej afër lokalit ku ndodhi vrasja dhe që shpesh e frekuentonte.

Dyshohet për dy qitës dhe flitet se janë derdhur mbi 20 plumba kallashnikovi drejt lokalit.

Makina e autorëve më pas ka marrë kthesën dhe janë larguar në drejtim të spitalit ushtarak për të dalë jashtë Tiranës.

Ora News mëson se përveç Edmond Crroj gjëndja e të cilit është pak më e rëndë të tjerët ndodhen në gjëndje më të mirë shëndetësore.

Dyshimet janë se objektiv i atentatit është daja, Edmond Crroj, i njohur dhe me emrin Adriatik I cili në Itali ka pasur procedim penal por nuk përjashtohen asnjë pistë tjetër

Kush u vra dhe kush u plagos

Eshtë vrarë Erion Çela, 35 vjeç

Ky është Erion Çela, 35 vjeçari që mbeti i

Janë plagosur: 
Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës është prekur në fytyrë dhe këmbë.

Edmond Crroj 41-vjeç, daja i viktimes, i plagosur në bark e këmbë
Azbi Selimaj 19 vjeç kamarieri i lokalit, i dëmtuar në shpatull

Arben Dani 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë