Edi Reçi është 28-vjeçari, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në gjurin e djathtë në ”Perash” të Shkodrës.
Abcnews.al mëson se i plagosuri është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës me një plagë në gjurin e djathtë, të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Ka qenë urgjenca e Shkodrës që ka njoftuar policinë.
“Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi E. R., 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Nga të dhënat mësohet se rreth orës 2i: 45 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lagjen Perash të Shkodrës në afërsi të Sheshit Isa Boletini.
Policia po heton rreth ngjarjes. Pritet dëshmia e të plagosurit rreth kësaj ngjarjeje.
/abcnews.al/