Ky është qyteti ku ndalohet të shërbehet mishi, restorantet gatuajnë vetëm për…

0
161

Varanasi, një qytet në Indi, i cili njihet si një nga vendet më të shtrenjta në botë po kthehet në një vend tërësisht vegjetarian.

I banuar që nga viti 1800 para Krishtit, Varanasi njihet si një nga qytetet më të vjetra në tokë. Çdo ditë, teksa zhurma e këmbanave të tempullit jehon lart, mijëra besimtarë zbresin shkallët prej guri dhe zhyten në lumin Gange për të larë mëkatet.

 

Në qytet ekziston një legjendë sipas të cilës, Shiva kishte themeluar Varanasin sipas besimit hindu. Shumica e banorëve të Varanasit janë adhurues të Shivës dhe besojnë se ai është një zot Vegjetarian.

Kështu që adhuruesit e tij ndjekin një dietë të pastër vegjetariane. “Familja ime dhe unë kemi qenë vegjetarianë të pastër në disa breza. Ne refuzojmë të pimë edhe ujë në një shtëpi ku konsumohen vezë”, shprehet Rakesh Giri, shofer në Varanas.

Më herët shumë restorante në Varanas kanë shërbyer mish për turistët perëndimorë dhe pelegrinët hindu jo vegjetarianë. Por në vitin 2019, qeveria ndaloi shitjen dhe konsumimin e mishit brenda një rrezeje prej 250 metrash nga tempujt dhe vendet e shenjta në Varanas.