Ky frut i thatë ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të syve…

0
1

Shëndeti i syve është thelbësor për cilësinë e jetës, dhe ushqimi luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e tij.

Shkencëtarët nga Universiteti Tufts në SHBA kanë zbuluar se ngrënia e fëstëkëve ndihmon në mbrojtjen e syve nga dëmtimi makular, një nga shkaqet kryesore të humbjes së shikimit te të moshuarit.

Tammy Scott, autorja kryesore e studimit dhe neuropsikologe, theksoi se fëstëkët jo vetëm që janë të shijshme, por gjithashtu mund të kenë përfitime të rëndësishme për shëndetin e syve.

Dëmtimi makular është një sëmundje që dëmton gradualisht makulën, pjesën e retinës që është përgjegjëse për shikimin e mprehtë dhe qendror.

Si rezultat, të prekurit nga kjo sëmundje kanë vështirësi në njohjen e fytyrave, të lexuarit dhe kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Megjithëse nuk ka një kurë, një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në parandalimin dhe ngadalësimin e përparimit të sëmundjes.

Fëstëkët janë të pasur me luteinë, një antioksidant i fuqishëm që mbrojnë retinën nga dëmshërimi nga rrezet e dëmshme blu dhe UV.

Studiuesit kanë treguar se pjesëmarrësit që konsumuan dy grushta fëstëkë të pakripur dhe të pjekur për gjashtë javë, arritën të përmirësojnë ndjeshëm densitetin e pigmentit makular.

Scott e përshkruan luteinën si “syze dielli për sytë tuaj”, duke shtuar se trupi e përthith atë më efektivisht nga fëstëkët falë përmbajtjes së yndyrave të shëndetshme. Përveç mbrojtjes së shikimit, fëstëkët mund të ndihmojnë gjithashtu në reduktimin e stresit oksidativ dhe inflamacionit në tru.