Vitamina C është një nga vitaminat më popullore në botë. Ajo ka marrë famë për aftësinë që ka në të luftuarit e të ftohtit dhe forcimin e sistemit imunitar. Duke qenë se vitamina C tretet në ujë dhe organizmi nuk arrin ta prodhojë vetë, njeriu duhet të ushqejë trupin vazhdimisht me këtë vitaminë.
Rregulli i përgjithshëm është që të rriturit duhet të konsumojnë rreth 75-90 miligramë vitaminë C në ditë, por ka studime që rekomandojnë të paktën 500 miligramë në ditë. Disa njerëz arrijnë të përballojnë edhe doza më të larta deri në 2000 miligramë vitaminë në ditë.
Ndaj sasia e 500 miligramëve konsiderohet një kufi i shëndetshëm, ndaj agroweb.org ju sugjeron të pini lëngje frutash dhe perimesh të pasura me vitaminë C. Më poshtë do të gjeni një prej tyre:
Portokalle, Spinaq dhe Luleshtrydhe
Përbërësit
- 42 gramë spinaq
- 1 portokalle e qëruar
- Gjysëm filxhani me luleshtrydhe
- Gjysëm lugë çaji me kanellë
- 1 filxhan me qumësht me pak yndyrë
- 1 filxhan me kuba akulli
Ky lëng është i pasur me fibër dhe plot shije. Portokalli dhe luleshtrydhet të sjellin pranverën ndërkohë që spinaqi shumë i pasur me hekur i dhuron energji të menjëhershme organizmit.
Kanella i jep një dimension shtesë çdo lëngu dhe së bashku me qumështin e bën lëngun kremoz sipas preferencës. l.k/abcnew