Ky ndryshim i ri i Instagramit shton sigurinë tek adoleshentët

0
183

Rrjeti social më i përdorur i momentit, Instagram, po prezanton politikat e reja duke limituar interaksionet mes adoleshentëve dhe të rriturve për ta bërë më të sigurt platformën e vet për përdoruesit më të rinj.

Aplikacioni ka ndaluar mundësinë që të rriturit t’u dërgojnë mesazhe direkte adoleshentëve që nuk i ndjekin. Gjithashtu i ka prezantuar “masat e sigurisë” që do t’u shfaqen të rinjve kur të rriturit që u shkruajnë “kanë pasur sjellje të dyshimta”.

Këto masa të sigurisë ua mundësojnë përdoruesve të që të mos u përgjigjen të rriturve dhe të jenë të kujdesshëm në ndarjen e fotografive, videove apo informatave me dikë që nuk e njohin.

Ndërkohë kompania nuk ka dhënë detaje se si funksionojnë këto sisteme, por ka njoftuar se veçoria do të jetë në dispozicion këtë muaj dhe së shpejti në gjithë botën./abcnews.al