Casemiro ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë, pak a shumë si shumica e brazilianëve. Vuajtje pafund, por më e madhe ka qenë sakrifica e nënës së tij, të cilës i dedikon çdo sukses që ka arritur.
“Luftëtari” i mesfushës së Real Madrid, ka dhënë një rrëfim emocionues për The Guardian, aty ku ndalet tek e kaluara, raporti me trajnerin Zidane dhe sfida ndaj Manchester City në Champions League.
“Futbolli im nuk është i përbërë vetëm nga muskuj e shkelma. Duhet të përdorësh shumë trurin në këtë lojë dhe të japësh gjithmonë maksimumin. Unë e shoh futbollin si një mundësi arratisje, pasi kam kaluar një fëmijëri shumë të vështirë.
I jam gjatë gjithë jetës borxhli nënës time, e cila më rriti me shumë sakrifica. Ky është shkaku pse tentoj të jap gjithmonë 100% në fushën e blertë. Miqtë e mi nuk kishin kaq fat sa unë dhe asnjëherë nuk e harroj diçka të tillë.
Zidane? Edhe sot nervozohem dhe skuqem disi kur bisedoj me trajnerin, por është e pabesueshme përulësia që ka. Ia kujtoj shpesh Botërorin e vitit 1998, na hoqi kupën nga dora ne brazilianëve, por, duke e njohur edhe më mirë, e pranoj që e meritoi plotësisht.
Tenton gjithmonë diçka ekstra si trajner, përpiqet të rrisë nivelin. Më karikon në çdo rast: ‘Casemiro, mund të japësh edhe më shumë‘. E kemi mendjen te ndeshja me Cityn. Është një sfidë e vështirë, por fanella që mbajmë veshur na detyron të fitojmë përherë“, përfundon mesfushori brazilian. /abnews.al