Ky vend ofron shpërblim për ata që martohen këtë vit

0
231

Rajoni i Puglia-s në Itali ka vendosur të vendosë në dispozicion një bonus prej 1.500 eurosh për të gjithë çiftet që vendosin të martohen deri më 31 dhjetor. Nisma është ndërmarrë nga PugliaPromento, një agjensi rajonale për zhvillimin e turizmit, për të luftuar krizën që ka prekur sektorin e dasmave nga pandemia e Covid-19.

Për të gjithë çiftet që janë martuar në këtë periudhë të vështirë dhe të cilët do të martohen deri në fund të vitit, ne kemi publikuar njoftimin e Bonusit të Martesës.  Është një sasi e vogël, por e dobishme për të ndihmuar sadopak në vështirësitë e momentit.”, tha Guvernatori i Puglia-s, Michele Emiliano, shkruan abcnews.al.

Bonusi, i cili quhet Puglia ëedding Travel Industry ka për qëllim të ndihmojë këtë sektor që u godit rëndë nga pandemia e koronavirusit. “Qarku Puglia së bashku me Pugliapromento synon të inkurajojë sektorin, padyshim gjithmonë në përputhje me të gjitha masat e parashikuara për të shmangur transmetimin dhe përhapjen e virusit “, shtoi Emiliano. /abcnews.al/