Kylie Jenner djeg rrjetin me foto nga Majorca! Fotot e saj “të nxehta” marrin 4 milion pëlqime në pak orë

0
66

Me një fustan të ngushtë ngjyrë kafe, Kylie Jenner ka pozuar për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke marrë mbi 4 milion pëlqime në vetëm pak orë.

Së bashku me motrën e saj Kendall, dhe nëna e tyre, Kris, influencuesja e rrjeteve sociale po kalon pushimet në Majorca.

Kylie Jenner shihet duke pozuar në ishull me një gotë verë në dorë dhe si sfond perëndimin e diellit, teksa merr poza të ndryshme para kamerës. Nëna dhe vajzat e saj janë parë duke bërë një xhiro me një jaht luksoz në Palma de Mallorca, raporton Daily Mail. Të trija u përpoqën të mbanin një profil të ulët me pamjen e tyre teksa zgjodhën të udhëtonin me veshje sportive dhe syze dielli. Motrat Jenner kanë ndarë në Instagram edhe një foto së bashku nga pushimet e tyre.