Kylie Jenner është vënë në qendër të kritikave pasi iu kërkoi fansave të kontribuonin për të paguar operacionin e make up artistit, Samuel Rauda pas një aksidenti automobilistik. Ylli 23-vjeçar iu kërkoi ndjekësve të bëheshin pjesë e fushatës në Go Fund Me.
“Tërhiqeni sipër faqen për të vizituar profilin e familjes në GoFundMe,” iu drejtua Kylie 222 milionë ndjekësve të saj. Kjo kërkesë nuk është pritur mirë nga ndjekësit, të cilët vunë në dukje se Jenner mund t’i kishte financuar kostot e operacionit pasi ka një vlerë neto prej rreth 900 milion dollarësh.
“Pse Kylie Jenner kërkon donacione për të financuar operacionin e make up artistit të saj kur ajo është një miliardere”, Nëse do isha aq e pasur sa Kylie Jenner, thjesht nuk do të kërkoja nga njerëzit në internet të dhuroja për operacionin e shoqes time më të mirë”, janë disa nga komentet e ndjekësve. /abcnews.al