Kylie Jenner versioni mashkull qenka super seksi dhe të gjithë mendojnë se i ngjan Zayn Malik!

0
323

As Kylie Jenner nuk i rezistoi dot tundimit kur pa veten në versionin mashkull, falë aplikacionit FaceApp që i ka çmendur të gjithë me risinë e tij për ndryshimin e gjinisë.

22-vjeçarja ka publikuar pak orë më parë një foto të vetes në versionin mashkull që është realizuar nga një faqe e fansave dhe të gjithë mendojnë se është kopje e këngëtarit Zayn Malik!Mjekra e theksuar, flokët e errët dhe vetullat e bëjnë Kylie-n një mashkull super seksi dhe për këtë s’ka dyshim.Moda e ndryshimit të gjinisë përmes një fotografie është rikthyer sërish këtë vit, falë FaceApp që jo vetëm që e bën transformimin të thjeshtë, por edhe shumë realist.Së fundi, Kylie është bërë pjesë e Vogue Czechoslovakia, dhe ka shpërndarë imazhet e hatashme me të bijën Stormi në Instagram.Nënë e bijë kanë pushtuar kopertinën e revistës, dhe duken kaq të ëmbla pranë njëra-tjetrës.

Icon Style