La Liga/ Ramos çon Real Madridin në krye të tabelës

0
247

Real Madridi zuri vendin e parë në La Ligën spanjolle të dielën, duke mposhtur Real Sociedadin me rezultatin 2-1 në Stadiumin Anoeta, ku Sergio Ramos u bë golashenuesi më i mirë mbrojtës në historinë e ligës.

Duke e shndërruar penalltinë në gol në minutën e 50-të, pas përfundimit të gjysmës së parë pa gola, kapiteni i Real Madridit,  Ramos u bë golashënuesi më i mirë mbrojtës i të gjitha kohërave në La Liga me 68 gola.

Pas pak, Ramos, i cili theu rekordin, u detyrua të largohet nga fusha pas përplasjes me Alexander Isak të Real Sociedadit. Në vend të tij hyri Eder Militao në minutën e 60-të.

Sulmuesi francez Karim Benzema dyfishoi epërsinë për Real Madridin në minutën e 70-të.

Goli i vonshëm i Sociedadit nuk ishte i mjaftueshëm për të kapur një pikë nga kryesuesit aktualë të ligës pas golit të shënuar nga mesfushori spanjoll Mikel Merino, për rezultatin 1:2.

Real Madrid dhe Barcelona tani kanë nga 65 pikë, me tetë javë të mbetura deri në përfundim të ligës.

realnews