Një grua 51-vjeçare që la mbesën e saj në një aeroport të Houston në Teksas për të hipur në një fluturim për në Honduras është arrestuar nga policia, tha një zëdhënës i aeroportit amerikan.
Të martën pasdite, punonjësit e linjës ajrore gjetën një vajzë 8-vjeçare, sipas mediave lokale, duke qarë dhe duke kërkuar prindërit e saj në një terminal në Aeroportin Ndërkombëtar George Bush.
Vogëlushja shpjegoi se gjyshja e saj, e cila e mbikëqyrte, e la aty dhe shkoi të kapte fluturimin e saj.
“Sipas fëmijës, prindërit e saj u larguan nga aeroporti për të marrë pasaportën e vajzës së tyre”, të cilën ata e kishin harruar, tha për AFP Augusto Bernal, drejtor i komunikimit i Houston Airports.
“Vajza e vogël ka mbetur vetëm në sallën e kontrollit”, tha ai, pa specifikuar nëse tetëvjeçarja dhe gjyshja do të udhëtonin bashkë.
Prindërit e fëmijës kanë mundur të kontaktojnë autoritetet e aeroportit falë informacionit të dhënë nga vogëlushja dhe janë kthyer për të marrë vajzën e tyre.