Laboratori i drogës në Fushë Krujë, kokaina e fshehur në 850 lëkura kafshësh/ Të akuzuarit pritet të dalin sot para gjykatës, kush janë ‘kokat’ e grupit kriminal

0
23

Grupi kriminal përgjegjës për laboratorin e drogës në fshatin Qerekë të Fushë Krujës del sot para Gjykatës së Posaçme.

Një laborator droge u zbulua nga SPAK disa ditë më parë pas kontrolleve në disa zona të vendit, ku u arrestuan dhe trafikantë dhe përpunues të kokainës, mes tyre tre latinë.

Njëri prej të arrestuarve, 25-vjeçari Endi Sejdini ishte pronari i banesës ku ishte ngritur laboratori i drogës, në një nga katet e ndërtesës.

I riu kishte një biznes privat moblieri në zonë dhe se nuk rezulton një person me precedentë penal apo rekorde kriminale. Gjithashtu një detaj tjetër i ri është se dyshohet se drejtues të këtij grupi trafikantësh janë, Aldi Zonja, Artion Çaushllari,  Geis Fejsullai dhe Kladi Birçe, të katër të arrestuar.

Në total SPAK deklaron se sekuestroi 850 lëkura kafshësh të kriposura që ishin importuar në Shqipëri. Për ta nxjerrë përmbajtjen narkotike nga lëkurë e gjethëve udhëtuan drejt kryeqytetit shqiptar 3 shtetas të huaj, dhe konkretisht kolumbiani Hiulen Narvarez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano nga Venezuela.

Se sa është ngarkesa e kokainës pritet të llogaritet nga ekspertët e hetimit, ndërsa në investigimin penal bashkë me SPAK u përfshinë edhe agjencitë e huaja mes tyre edhe DEA.

Hetimi i narkotrafikut u kryesua nga prokurori Adnan Xholi, ndërsa zyrtarisht thuhet se u bllokuan edhe gati 6 kilogramë kokainë dhe përzierës që do të shërbenin për procesin. Grupi i identifikuar mes tyre financues dhe me role të qarta në trafik përbëhet nga Geis Fejsullai, Klajd Birce, Albi Zonja, Artion Caushllari, Endi Sejdini, Ismail Abdurramani dhe Baki Huqi.

Ata hapën një kompani për futjen e lëkurëve të gjethëve, duke e regjistruar në emër të një shtetasi që rezulton i paimplikuar në trafik dhe përmes saj futën ngarkesat, të cilat u shpërndanë në dy pika, njëra pak kilometra larg Tiranës.

SPAK e konsideron nivelin e bashkëpunimit me trafikantët e huaj që do të kryenin ekstratimin e kokainës të një niveli të lartë organizimi  që do të realizohej me një teknologji të avancuar. Ndërkohë që vendosja e laboratorëve në afërsi të aeroportit dhe të portit të Durrësit u krye me qëllim transportin e shpejtë të kokainës.

Mes provave të sekuestruara numërohen edhe dhe 57 milionë peso kolumbianë dhe 36 mijë euro.

Ndërsa SPAK e ka të qartë se rolet e të dyshuarve ishin të ndara duke përfshirë financimin, transportin nga vendet e Amerikës Latine, përpunimin dhe futjen në tregjet e Evropës