Laboratori i kokainës në Fier/ SPAK jep pretencën, kërkon 93 vite burg për të akuzuarit

0
79

Prokuroria e Posaçme ka lexuar këtë të enjte pretencën për grupin e personave të arrestuar për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit. Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se organi i akuzës kërkoi dënimin me 93 vite burg për 10 personat e dyshuar si pjesë e trafikut të kokainës.

Klajdi Kodra (Vrioni) 12 vite

Bledar Matoshi 8.4 vite

Denison Çervanaku 8 vite

Nikolin Gjolena 12 vite

Redion Meshi 10 vite

Zenel Çervanaku 10 vite

Enxhi Ferhati 8 vite

Julian Malaj 2 vite për moskallëzim krimi

Marildo Rona 8 vite

Ata akuzohen për trafik narkotikësh, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Sipas SPAK, këta persona janë përgjegjës për trafikimin e 485 kg kokainë e fshehur në pleh kimik. Kujtojmë që laboratori i drogës u zbulua në nëntor të vitit 2022 gjatë një operacioni ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze. /abcnews.al