Lady Gaga gjen sozinë, dentistja bëhet e famshme për shkak të ngjashmërisë me yllin e muzikës

0
168

Lady Gaga ka patur një vit të jashtëzakonshëm, por njerëzit janë të fokusuar më shumë tek sozia e saj. Një blogere ndau eksperiencën e saj në Youtube me një dentiste që kishte ngjashmëri të frikshme me yllin e muzikës pop, dhe papritur videoja e saj u bë virale në rrjet.

Edhe pse pjesën më të madhe të tipareve janë të mbuluara nga maska, dentistja duket njësoj si Gaga nga pjesa e syve. Kaq ka mjaftuar që Twitteri të “ndizet” me komente nga përdorues të shumtë.

Një stomatologe e rastësishme në Brazil po bëhet virale, sepse duket tamam si Lady Gaga

“Lady Gaga tashmë është një dentiste, është super e talentuar”. “Mendova se ishte Lady Gaga, por qenka një dentiste“, shkruajnë përdoruesit. /abcnews.al