Lagjja si në mesjetë në Elbasan, banorët: 35 vite rruga e pashtruar, nuk kemi ku të kalojmë

0
194

Kam 35 vite këtu dhe rruga nuk është shtruar asnjëherë. Ka ngelur në mëshirë të fatit.”

Ngjan si ndonjë fshat i thellë malor, por ndodhet vetëm 1 kilometër nga qendra e Elbasanit.

Rruga “Pjetër Dodbiba” në lagjen “5 maji” është kthyer në një makth për banorët.

Gropat të cilat mbushen me ujë, dhe balta i shoqërojnë ata gjatë gjithë vitit.

Të vijnë ta rregullojë, kështu nuk jetohet. Nuk kemi nga të kalojmë, sepse plas balta nga katër anët.”

“Nuk ka asgjë, asnjë infrastrukturë.”

Thonë se janë ankuar në Bashki me dhjetëra herë, por përgjigja ka qenë e qartë se për momentin nuk do të kenë zgjidhje.

“Ne kemi çuar problemi te kryetari, na thanë s’kemi mundësi ta rregullojmë tani.”

“Bëmë një listë, e çuam në Bashki, nuk u interesuar asnjeri.”

Të vështirë e kanë edhe drejtuesit e mjeteve që duhet të kalojnë aty çdo ditë.

“Nuk ka vënë dorë njeri këtu. Nuk e sheh Bashkia këtë rrugë fare.”