3 mjekë ( kirurg dhe anestezist ), 6 infermier dhe një sanitare e sallës së kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Vlorës janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv më coronavirus këtë mëngjes. Sipas burimeve pjesa tjetër e stafit nuk i është nënshtruar testimit edhe pse ka mes tyre staf i cili ka shfaqur simptoma.
Pavarësisht kësaj situate, ende nuk ka asnjë vendim për bllokimin e ndërhyrjeve kirurgjikale të urgjencës. Risku i infektimit masiv të personeli shumë i lartë, ndërkohë puna ende vijon në këtë repart.
Në spitalin Rajonal të Vlorës, në katin e katërt edhe pse nuk është spital Covid- 19 , rezulton se ka të shtruar pacient më coronavirus që trajtohen.
Fax web